Premiera e dokumentarit “FREE” në Stockholm!
16 Nëntor, 2025
Në Kino Zita në Stockholm, u mbajt premiera ndërkombëtare e dokumentarit “FREE”, një prodhim i CCNO-së që sjell rrëfime mbi identitetin, guximin dhe lirinë personale.
Eventi u organizua në bashkëpunim me Embassy of Kosovo in Stockholm.
Ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi së bashku me Drejtoreshën e CCNO-së, Mediana Bislimi theksuan rëndësinë e artit si mjet për nxitjen e dialogut shoqëror, promovimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e vlerave të përfshirjes. Po ashtu, u theksua roli i diplomacisë kulturore në prezantimin e historive dhe perspektivave që pasqyrojnë shoqërinë dinamike dhe demokratike të Kosovës.
Në audiencë pati pjesëmarrës nga kori diplomatik, akademia, organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile dhe diaspora, duke e bërë këtë mbrëmje një ngjarje të veçantë kulturore e diplomatike.
Dokumentari shkon përtej kinemasë, duke reflektuar vlerat universale të të drejtave të njeriut që shteti ynë promovon.
“FREE” është një prodhim i CCNO-së, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i sjellur përmes performancave të aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit.











