CCNO në Stockholm

17 Nëntor, 2025

Ekipi i CCNO-Center for cooperation and networking of organizations zhvilloi takim zyrtar me Embassy of Kosovo in Stockholm, znj.Shkendije Geci-Sherifi ku së bashku me Drejtoreshën e CCNO-së, znj.Mediana Bislimi, përveq bashkëpunimit aktual u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimeve dhe nismave të reja në kuadër të projekteve të ardhshme.

Takimi vazhdoi më pas me prezentimin e hulumtimit “Gjuha Diskriminuese” bashkë me pjesen tjetër të stafit të Ambasadës, delegacionin nga Kosova si dhe pjesëmarrës të tjerë si profesorë, studentë kështu duke hapur një dialog të gjallë dhe të thelluar mbi të drejtat e njeriut, barazinë dhe rolin e diplomacisë kulturore në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

📽️ Nesër në Stockholm shfaqet dokumentari “FREE”, pjesë e trilogjisë sonë që përfshin hulumtimin, ekspozitën dhe dokumentarin. Një projekt që sjell në qendër historitë, sfidat dhe fuqizimin e komunitetit LGBTQ+, duke përdorur artin dhe kulturën si mjete të diplomacisë së butë dhe prezantimit të vlerave demokratike të Kosovës.

🤝 Falënderojmë Ambasadën e Kosovës për mikpritjen të cilën na e bëri.

Kjo vizitë vazhdon me hapa të rinj drejt partneriteteve më të forta dhe bashkëpunimeve afatgjata në Suedi.

Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *