Memorandum Mirëkuptim me Universitetin Kadri Zeka
Qendra për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave – CCNO dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, që synon forcimin e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta si edukimi, kërkimi shkencor, përfshirja e të rinjve dhe ngritja e kapaciteteve sociale e profesionale.![]()
Memorandumi u nënshkrua nga Drejtoresha Ekzekutive e CCNO-së, znj. Mediana Bislimi dhe Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha me interes të përbashkët si: edukimi, zhvillimi akademik, kërkimi shkencor, përfshirja e të rinjve dhe fuqizimi i kapaciteteve për përfshirje sociale.
CCNO mbetet e përkushtuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe akademike, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe komunitetin e gjerë, në funksion të zhvillimit social dhe profesional të vendit.