Me datën 3 Maj në Teatrin e Gjilanit do të jepet premiera e shfaqjes Free, e cila po realizohet në kuadër të projektit “Zëra të pa dëgjuar:Ti rezistosh diskriminimit përmes artit”, të implementuar nga CCNO e sjellur si projekt për Teatrin e Gjilanit.
Shfaqja është nën regji të Erson Zymberit dhe me dramaturgji të Jeton Neziraj. Luajnë aktorë profesionist të Teatrit të Gjilanit: Tringa Hasani, Alban Shahiqi dhe Ernest Zymberi.
Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Projekti trajton një temë tejet të rëndësishme sociale, trajton komunitetin LGBTIQ+, bazuar në materiale të dokumentara dhe të kthyera në shfaqje teatrale.
@teatriigjilanit