Meqenëse një ditë e muajit mars simbolikisht u është dedikuar grave, duke festuar arritjet sociale, ekonomike, politike e kulturore të grave, ne po i sjellim 10 gra queer që kanë inspiruar të tjerët dhe kanë formësuar botën tone
Adore Delano
Alumni nga Drag Race, Adore Delano ka frymëzuar gratë në mbarë botën me postimet e saj emocionuese në mediat sociale pasi doli si trans në korrik 2023.
Nga dokumentimi i rrugëtimit të saj me operacionin për feminizimin e fytyrës, tek ndarja e momenteve të vogla dhe të mëdha të euforisë që ka përjetuar në rrugëtimin e saj, të gjithë mund të inspirohemi nga pak nga pozitiviteti i Adores në jetën tonë.
Nadia Whittome
Nadia Whittome nga laburistët njihet jo vetëm për faktin se ishte për një kohë, deputetja më e re në detyrë, por edhe për mbrojtjen e të gjithë njerëzve nën ombrellën LGBTQ+.
Whittome, e cila identifikohet si queer, ka arritur një numër arritjesh, me triumfet e saj më të fundit duke përfshirë mbrojtjen për një ndalim të plotë dhe gjithëpërfshirës të terapisë së konvertimit dhe bashkë-organizimin e një bisede në parlament me një grup trans nën-18 vjeç.
Si dhe aktivizmi i saj LGBTQ+ dhe feminist, Whittome ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së kostos së jetesës, duke ulur pagën e vet nga 79,468 £ në 35,000 £. Diferencën e pagës e dërgon tek shumë kauza lokale të zonës së saj elektorale në Nottingham East.
Ayo Edebiri
Energjia queer e Ayo Edebirit ndoshta shihet më së miri në performancën e saj të vlerësuar me çmime të ndryshme në The Bear, ku ajo luan rolin e shefit perfeksionist Sydney Adamu.
Kjo performancë dhe interpretimet tjera shumë të dashura nga fansat si Bottoms dhe Abbott Elementary kanë bërë që disa ta konsiderojnë atë legjendën e ardhshme të aktrimit queer
Emily Bridges
Emily Bridges nuk është vetëm një atlete e veçantë, por edhe një aktiviste e vendosur për përfshirjen transgjinorëve në sport.
Dy vjet pas daljes, në vitin 2020, çiklistja trans Bridges e gjeti veten në qendër të një debati toksik pasi u ndalua nga një kampionat i madh britanik i çiklizmit për shkak të identitetit të saj gjinor.
E pa kënaqur me marrjen e ndalimit të shtrirë, Bridges ka vazhduar të bëjë fushatë për të drejtën e saj për të konkurruar profesionalisht. Ajo i bëri të qarta ndjenjat e saj në një intervistë muajin e kaluar, në të cilën tha se ishte e përgatitur ta çonte çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Brianna Ghey
Vrasja e Brianna Ghey, vetëm 16 vjeçe, bëri bujë ndërkombëtare. Familja dhe miqtë e kanë përshkruar atë si “unike dhe të hareshme” dhe trashëgimia e saj do të jetë ajo e një gruaje trans, e cila kurrë nuk kishte frikë të ishte vetvetja e saj — nxënësit e shkollës Birchwood Community High, në Warrington, përshkruan atë në një letër:
“Do të na mungojë zgjuarsia dhe humori i saj”, thuhej në letër. “Do të na mungojnë edhe fyerjet e saj dhe momentet kur na tregonte të gjithëve vendin. Mësuam shumë për atë se sa duhesh të jesh e forte dhe e vendosur për të qenë vetvetja. Këtë këshillë do ta bartim me vete përgjithmonë
“Ajo ishte njëmend e vetme, unike dhe vërtet e paharrueshme. Çfarë privilegji ishte ta njohim atë.”
Sara Ahmed
E vetë-përshkruar si “feminist killjoy” — duke iu referuar titullit të librit të saj të fundit — shkrimtarja lesbike britaniko-australiane dhe akademike Sara Ahmed ka bërë të pamundurën për të krijuar një analizë gjithëpërfshirëse dhe moderne të feminizmit në shekullin e 21-të.
Manuali Feminist Killjoy analizon se si termi “killjoy” është përdorur për të hedhur poshtë pikat moderne të të folurit feministe dhe progresive, siç janë mikroagresionet seksiste ose shakatë raciste. Libri nxjerr përfundimet e tij bazuar në anekdota nga vetë Ahmedi dhe të tjerët, si dhe nga historia feministe.
Libri tjetër i saj, ndoshta më i famshmi i saj, Living a Feminist Life, është një udhëzues gjithëpërfshirës se si teoria feministe konsiderohet, përdoret dhe zbatohet çdo ditë.
Brittney Griner
Pas lirimit të saj nga një burg rus, pasi u burgos për nëntë vjet pasi fishekët e avullit që përmbanin një sasi të vogël vaji kanabisi të përshkruar nga mjekët u gjetën në bagazhin e saj në shkurt të vitit 2022, ylli lesbike i basketbollit Brittney Griner raportohet se po kalon “jashtëzakonisht mirë”.
Përpjekjet e qeverisë amerikane për ta kthyer atë herët në shtëpi rezultuan të suksesshme në dhjetor 2022, dhe komisionerja e WNBA-së, Cathy Engelbert tha vitin e kaluar se ata ishin “të emocionuar që e rikthenin atë në ligë pas një sprove të tmerrshme”.
Për më tepër, atletja ka përdorur platformën e saj për të promovuar aktivizmin LGBTQ+, përfshirë gjatë një konference shtypi majin e kaluar, kur ajo denoncoi sulmet ndaj atletëve trans.
“Të gjithë e meritojnë të drejtën të vijnë këtu, të ulen në këto ulëse dhe të ndihen të sigurt, dhe të mos ndihen sikur ekziston kërcënimi, ose nuk mund të jenë ata që janë, ose sikur të gjithë sytë janë mbi ta,” tha ajo
Yasmin Finney
Performanca e Yasmin Finney në episodin special të vitit të kaluar Doctor Who është cilësuar si “magji”. Ylli trans tashmë po bënte bujë në dramën shkollore të Netflix “Heartstopper” dhe për aktivizmin e saj.
Gjatë London Trans+Pride të vitit 2023, Finney u pa duke udhëhequr turmat në përhapjen e gëzimit trans dhe LGBTQ+ në të gjithë Londrën, duke bërtitur këngë solidariteti dhe duke shpallur se “të drejtat trans janë të drejta të njeriut”.
Kate McKinnon
Ylli I filmit Barbie dhe Saturday Night Live, Kate McKinnon, është një kënaqësi për ta parë jo vetëm për shkak të energjisë së saj tërheqëse gazmore në ekran, por edhe për mënyrën se si ajo arrin të gërshetoj aktivizmin progresiv dhe feminizmin në punën e saj.
Gjatë kohës së saj në SNL, pak para largimit të saj pas 10 sezonesh, McKinnon arriti t’i luftoj kundërshtarët anti-LGBTQ+, duke luajtur me përsosmëri rolet e Justin Bieber, Hillary Clinton dhe — paharrueshëm — shoqes lesbike Ellen DeGeneres.
Yasmin Benoit
Yasmin Benoit ka bërë bujë me mbrojtjen e saj për dukshmërinë aseksuale dhe aromantike.
Vitin e kaluar, ajo bëri histori duke u bërë marshalja e parë aseksuale e NYC Pride, e cila do të jetë “fillimi i ndryshimit”, shpreson ajo.
“Ka më shumë momentum dhe më shumë interes, por ne ende duhet të vërtetojmë se aseksualiteti është një gjë e vërtetë, (një) orientim i vërtetë, që tingëllon keq, por kjo është sa herët është për njerëzit që kuptojnë se çfarë do të thotë, çfarë definicioni aktual është”, tha ajo për PinkNews në qershor.